Në rrugën Myslym Shyr është hapur së fundmi një kënd i ri për adhuruesit e burgerëve: Burger Heaven. Ky lokal i vogël, me atmosferë të ngrohtë, sjell një qasje ndryshe duke prodhuar çdo gjë vetë, nga buka e deri tek salcat – të gjitha me receta artizanale.

Një tjetër veçori që e dallon është fakti se përdoren vetëm produkte hallall, duke u kujdesur që çdo përbërës të jetë i kontrolluar dhe i freskët.

Burger Heaven qëndron i hapur deri në orën 3 të mëngjesit, duke ofruar një opsion të ri për ata që kërkojnë një shije të bërë me dorë edhe pas mesnate.
Një destinacion i ri që sjell në kryeqytet frymën e burgerit të përgatitur me kujdes dhe autenticitet.