Elton Tozaj, i njohur për pjesëmarrjen e tij në një nga edicionet shqiptare të Big Brother, ka nisur tani një rrugë të re si gazetari i rubrikës së ‘kronikës rozë’.
Gjatë karrierës së tij, ai nuk ka kursyer asnjë lajm të bujshëm, çka ka sjellë edhe përplasjen e tij në gjyq me Luana Vjollcën.
Në një intervistë për edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, Tozaj rrëfen se dy nga banorët kanë pasur një lidhje të shkurtër, vetëm për një natë:
“Miri dhe Lorna kanë patur një one-night stand. Kjo ndodhi në kohën kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër club-e, dhe Lorna punonte si MC(moderatore club-i),” tregoi Elton, duke konfirmuar gjithçka me siguri të plotë.






