Elisa Spiropali bezdis Pandeli Majkon me selfie në sallën e kuvendit
Shpëtoni Kuvendin nga Elisa!
Ajo është deputete e re, e kënaqur dhe mendon se është vërtetë në “botën e çudirave”.
Ka tre ditë në sallë dhe nuk i ndahet deputetëve, i zë me radhë.
Ajo ka menduar qe te kapi dhe Kryeministrin ne nje pozicion te mire per nje selfie por ende nuk eshte shume larg objektivit.
Me telefon në dorë shëtit dhe gjuan, duke bërë selfie. Vetëm selfie.
Aq sa ka bezdisur dhe vetë deputetin më të vjetër në Kuvend, Pandeli Majko.
Fytyra e tij shfaq bezdinë prej Elisës, aq sa duket sikur ulëret “Hej ç’më gjeti”.
Dikush duhet ta ndalë, t’i marrë telefonin iPhone 8 plus, lejla edhe këtë.
Ndryshe në sallë, anën e deputetëve socialistë, nuk do ngelet më njeri veç Taulant Ballës.
Të gjithë do ikin si Pandi, lart, me ngritje






