Akuza të forta ndaj Neritan Nallbatit

​A e dini se kujt ia kemi besuar luftën kundër krimit në Shqipëri?

Drejtori i Përgjithshëm i Anti-Krimit, Neritan Nallbati, ka vetëm 5 muaj kurs policie dhe 2 vite shkollë për… mësues filloreje!

​Por arsimi është problemi më i vogël. Skandali i vërtetë qëndron te lidhjet e tij me nëntokën:

I njohur nga bandat me nofkën “Daja”, ai u përjashtua nga policia në vitin 2003 me kërkesë të EUROPOL dhe SHBA për favorizim të grupeve kriminale në Vlorë e Elbasan.

Pas 10 vitesh përjashtim, rikthehet në vitin 2013 (i lobuar nga bandat) dhe nis një karrierë të pamerituar e pa shkollim policor deri në majat e Policisë së Shtetit.

Sot, emri i “Dajës” figuron në dosjet e zeza të SKY ECC për dekonspirim operacionesh, trafik droge në Portin e Durrësit dhe lidhje me rrjetet call-center.

​Vettingu? Një farsë e vërtetë!

As Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, as Ministria e Brendshme dhe as DSIK nuk i “panë” 10 vitet e përjashtimit apo provat e SKY ECC.
Ata mbyllën sytë për të mbajtur në krye të Anti-Krimit njeriun e krimit.

​Është e turpshme për shtetin! Si mund të luftohet krimi, kur Anti-Krimi drejtohet nga vetë ai?