Akuzat e forta nga deputeti: Vratë mijëra njerëz me COVID-19
Një thirrje e fortë për ndërhyrje emergjente ka qenë thelbi i deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku ai ngriti shqetësime serioze për gjendjen në Spitalin e Lushnjës.
Korreshi përshkroi kushtet e vështira në të cilat, sipas tij, marrin shërbim pacientët, si edhe problematikat që hasin mjekët gjatë ushtrimit të detyrës në këtë institucion.
“Kunati im kur vdiq, 1 orë e gjysmë rriten ambulanca në derë të shtëpisë, ju tregoni mjekësinë. Të paktën kërkoni falje…Ogerta Manastirliu dilte fliste, për çfarë punojmë ne? për të vjedhur…Nuk kemi shëndetësi falas, vratë mijëra njerëz me COVID-19. A rimbursoi kush? Çfarë flisni, ju talleni me këto njerëz… Unë sot pres që të kërkosh falje, të rishikosh statusin e Spitalit të Lushnjes, të më heqësh patronazhistët nga puna dhe të çosh njerëz që bëjnë detyrën. Në ato kushte as në kohën e Enverit nuk është vizituar…Bëjnë vizitë pa aparate…Lëreni patronazhistët se i dini edhe sa e kam numrin e brekëve…Po luhet me bukën e fëmijëve. Ju keni kaq vite që tallni bythën me shqiptarët dhe unë nuk bëkam humor.”, tha ai.
Deklarata e deputetit u shoqërua me tone të forta dhe akuza direkte ndaj mënyrës së funksionimit të sistemit shëndetësor, duke theksuar nevojën për reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.






