Një 81-vjeçar italian është arrestuar nga policia e Brindizit, pasi është kapur në flagrancë teksa dhunonte gruan e tij, 65-vjeçare.

Gruaja e dhunuar ishte nga Shqipëria, ndërsa policia raporton se dhuna ka ndodhur për shkak se 81-vjeçari ka kërkuar më shumë hapësirë në shtëpi.

Si pasojë e dhunës gruaja ka marrë një prognozë 7 ditore, ndërsa 81-vjeçari është lënë i lirë, por me detyrim paraqitje.

Lajmi është publikuar nga media italiane, “lagazzettadelmezzogiorno.it”, ndërsa identiteti i gruas shqiptare nuk bëhet i ditur.