Nuk kam dëgjuar kurrë një rast të tillë në vendet ku kam punuar!

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe është pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

I ftuar në emision , Tarran theksoi se vendimmarrja për këtë rast i përket ekskluzivisht institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe se OSBE-ja do të ndjekë me vëmendje zhvillimet e mëtejshme.

Ai nënvizoi gjithashtu se çështja e dërguar nga Kryeministri në Gjykata Kushtetuese, e bën të nevojshme pritjen e një vendimi përfundimtar nga kjo gjykatë për të sqaruar dimensionin institucional të rastit.

Ambasadori e cilësoi situatën si të re dhe të pazakontë nga pikëpamja e praktikës ndërkombëtare. “Mesa di unë, po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja e punoja,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se rasti Balluku përbën një precedent të rrallë edhe në përvojën e tij diplomatike.