Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ritheksoi se, sipas tij, Rama ka mbrojtur hapur korrupsionin, ndërsa ngriti edhe shqetësime për mënyrën se si trajtohen çështje të caktuara në media.
Ai gjithashtu iu referua edhe një zhvillimi tjetër, duke deklaruar:
“Serbia arreston shqiptarët për flamurin/ Berisha: Rama po hesht!”
Në vijim, Berisha ngriti akuza edhe ndaj një televizioni, duke pretenduar se po përdoret për të mbrojtur interesa të caktuara dhe për të ndikuar opinionin publik.
Deklarata e plotë e Berishës:
“Jam këtu për të denoncuar shfaqjen në tregun mediatik të telelubisë, një tv i licensuar nga autoriteti përkatës 24 orë mbi 24 orë ka si temë të vetme Lubinë dhe avokatinë ndaj Lubisë. Nuk ka akte më të turpshme dhe më abuzive me hapësirë mediatike se sa të personalizosh një media me një delinkuente…Tejkalon çdo kufi kur ky televizion nuk quhet më ABC, por do të quhet telelubia, 24 orë mbi 24 orë sulmon verbërisht në mbrojtje, duke treguar se është pjesë e organizatës kriminale të Lubisë. Po Sokol Balluku, më falni Balla është anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama. Vala është e qytetarëve nuk është e pronarëve. Vala është pasuri publike dhe nuk mund të përdoret për interesa kriminale kundër publikut shqiptar. Shko merr avokat paguaj paratë sepse edhe vetë je në tavë. Abuzim ekstrem, atë nuk po e bën as televizioni shtetëror…Unë këto i denoncoj sepse vala është e publikut dhe jo e pronarëve. Nuk mund të rreshtohen me dhjetëra dëshmitarë të rremë të Shqipërisë dhe të Kosovës vetëm për të mbrojtur një hajdute të pamëshirë. Rreshtohen 6 dëshmitarë të rremë, për të mbrojtur një organizatë kriminale…Se ai që i fton është anëtar i organizatës kriminale, po ai Sokol Balla…Balluku…Ndaj nuk mund ta kaloja kështu.”






