Zbulohet kush është djali që shoqëroi Arilenën gjatë koncertit në Moskë
Këngëtarja Arilena Ara para pak ditësh ishte në Moskë ku performoi në koncertin prestigjioz “Europa Plus” krah një sërë artistësh të afirmuar në arenën botërore.

Në rrugëtimin e gjithë karrierës së saj Arilena ka pasur në krah një person që kujdeset për çdo detaj të artistes së re. Djali që shihni në foto dorë për dore me Arilenën është Popi Kola, njëherësh edhe menaxheri i saj. Arilena e ka shpërndarë foton me mbishkrimin “Përgjithmonë”.

Raporti mes dy të rinjve ka nisur që në “X Factor Albania”, ku Arilena ishte pjesëmarrëse dhe fituese, për të mos u ndarë për asnjë moment drejt suksesit.