Duke dëshmuar të hënën në gjyqin e dy grave të akuzuara për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, një mjek malajziane ka thënë se shenjat tregojnë qartë se bëhet fjalë për helmim.
“Bazuar në autopsinë tonë dhe rezultatet e testeve laboratorike, shkaku i vdekjes është agjent akut nervor VX helmimi”, tha në sallën e gjyqit Nurliza Abdullah, një nga dy mjekë të qeverisë që kanë kryer autopsinë e Kim.
Edhe pse mjeku më vonë u pajtua me qëndrimin e ekipit mbrojtës se faktet nuk ishin të mjaftueshme për të konfirmuar se agjenti helmues ishte shkaku i vetëm i vdekjes së Kimit, prap se prapë vuri në dukje se konkluzioni ishte i bazuar në testet ku ka gjetur gjurmë të VX në fytyrën dhe trupin e Kimit.
Seanca gjyqësore u hodh poshtë të hënën kur një nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ishte gati, njoftoi AP. Ajo do të rifillojë të martën.
Siti Aisyah i Indonezisë dhe Doan Thi Huong e Vietnamit janë të dyja të akuzuar se i kanë lyer fytyrën Kimit me agjentin nervor të ndaluar, kur ai po priste të hipte në një avion në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur më 13 shkurt. Ai vdiq afërsisht dy orë më vonë.
Të dy gratë pretendojnë se janë mashtruar duke besuar se ata ishin pjesë e një shakaje për një shfaqje televizive. Nëse shpallen fajtorë, ata do të marrin dënim me vdekje.






