Opinionisti Arbër Hajdari mungoi sot në studio, ndërsa vendi i tij u zëvendësua nga moderatorja Alketa Vejsiu. E ftuar speciale në studion e “Big Brother Albania VIP 5”, Alketa ndau me publikun kujtime nga fillimet e saj në televizion, duke rikthyer vëmendjen te hapat e parë që hodhi në Top Channel, që në moshën 14-vjeçare.

Me humor dhe nostalgji, ajo foli për rrugëtimin e saj profesional dhe u shpreh se, po të kishte vijuar karrierën në Top Channel, sot mund të ishte në rolin e Ledion Liços, duke moderuar formatin e njohur të “Big Brother”. Kjo deklaratë u perceptua nga publiku si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmanit, e cila prej vitesh ka qenë moderatorja kryesore e këtij formati.

Gjatë fjalës së saj në studio, Alketa Vejsiu ndau emocione personale, falënderime dhe reflektime mbi rëndësinë e këtij projekti televiziv, si dhe mbi rrugën që ndjekin sot banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Bukur shumë. Për mua është kënaqësi e madhe të kem një partner kaq elegant. Unë jam e kënaqur për ty që kur more Big-un ia more zemrat shqiptarëve. Thash që ti po krijon një kulturë të re komunikimi dhe e bën mirë. Jam shumë e lumtur që kthehem sot, nuk e harrojë Alketën 14-vjeçe, dhe ishte një burrë, i them sot faleminderit Tani. Ai e kishte shumë të rëndësishme projektin e Big Brother.

Unë nuk e pata mundësinë ta prezantoja, e sigurt që do e kisha prezantuar po të kisha qenë këtu. Duke mos harruar ata që na japin dorën të parët, mua këtu me vjen Alketa e vogël, për atë vajzën që vinte me biçikletë dhe ndiqte pasionin. Të gjithë këta banorë po vazhdojnë një rrugë të rëndësishëm, këtë vitrinë duhet ta përdorin mirë, kartën e talentit. Do doja shumë që të ndiqnim anën e tyre njerëzore. Unë jam Motra e Madhe sot, jam Big Sister”, tha Alketa.