Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Rumaninë, ku një furgon që transportonte tifozë grekë të PAOK-ut është përplasur dhunshëm me një kamion, duke shkaktuar humbjen e jetës së 7 personave.
Lajmi raportohet nga mediat rumune, të cilat flasin për një bilanc tragjik dhe pamje të rënda nga vendngjarja.
Sipas informacioneve paraprake, furgoni kishte në bord 10 pasagjerë dhe ishte nisur nga Greqia drejt Francës, konkretisht për në Lion, ku PAOK-u pritej të zhvillonte një ndeshje.
Tifozët, sipas medias greke Protothema, ishin nisur nga Katerini dhe i përkisnin kryesisht Shoqatës së Miqve të PAOK-ut nga Aleksandria e Imathias, SF Katerini, si dhe një tifoz nga Selaniku.






