Media shtetërore kineze kanë  njoftuar  se një zyrtar ushtarak nën hetim për korrupsion, ka kryer vetëvrasje.

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, Zhang Yangi kishte varur veten në shtëpinë e tij.

Zhang ishte anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste dhe kishte drejtuar më parë Departamentin e Punëve Politike.

Sipas agjencisë së lajmeve  zyrtari ushtarak ishte nën hetime që prej muajit gusht, i dyshuar për marrje ryshfeti.

Ai dispononte një numër të madh pronash që nuk mund t’i justifikonte.

Zhang po hetohej gjithashtu për “shkelje të rënda” të ligjeve dhe rregulloreve.

Hetuesit po shqyrtonin lidhjet mes Zhang Yangi dhe dy ish zyrtarëve të lartë ushtarakë, të cilët kishin qenë më parë në qendër të fushatës kundër korrupsionit të presidentit Xi Jinping.