
Zana Çelën e njohim të gjithë. Ka kaq vite në ekran, në skenë e së fundmi drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit për herë të dytë. Bashkëshorti saj quhet Arben Rama dhe nuk ka asnjë fije lidhje me artin e aq më pak me ekranin. Sepse ai është diplomat dhe nuk i pëlqen dukja. Ata kanë 30 vjet bashkë dhe janë njohur në Ministrinë e Jashtme, ku ai ishte ende stazhier, kurse Zana gazetare që trokiti në dyert e ministrisë për të marrë informacion për një projekt të sajin. Kaq u desh që ata të pëlqeheshin, njiheshin, dashuroheshin e të vendosnin të kalonin bashkë një jetë të gjatë, që u zbukurua edhe më me ardhjen e djalit të tyre të vetëm. Që atëherë e deri tani, Zana dhe Beni janë një nga çiftet që u kanë rezistuar të gjithave.

Kurse ky është bashkëshorti i Mimi Kodhelit. Quhet Lekë, djali i piktorit të njohur Kel Kodheli. Ata janë njohur kur ajo ishte 22 vjeçe dhe kanë bashkë 31 vjet. Duken kaq shumë për ne por me siguri shumë pak për ta. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë një djalë, Mikeli, 27 vjeç.

Reis Çiço dhe Teuta janë njohur kur ishin ende studentë, ai për gjuhë-letërsi e ajo për mjekësi. Derisa lidhja e tyre u kurorëzua me martesë nuk ishte aspak e lehtë. Herën e parë sepse ajo ishte vajzë Blloku e ai jo nga familje e sërës së saj. E herën e dytë sepse babai i saj u bë armik i popullit. Por si përherë dashuria e gjen rrugën. Edhe në këtë rast nuk mund të ndodhte ndryshe. Reisi dhe Teuta u martuan lindën një djalë dhe jetojnë të lumtur sot e kësaj dite.
![Këta janë bashkëshortët e Reis Çiço, Mimi Kodhelit dhe Zana Çelës [FOTO]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fpublik.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2017%2F07%2Fcd28bba337734aecbbf6104ca48fc65a_L.jpg&w=3840&q=75)





