Personi që shfaqet në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht këtë të martë, së bashku me gjashtë tifozë të tjerë të ekipit PAOK të Selanikut.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Rumani, ku një furgon me tifozë të PAOK-ut, që po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lyonit në kuadër të Europa League, u përfshi në një aksident fatal në autostradën pranë qytetit Lugoj.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, shtatë persona humbën jetën në vend, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Mes të lënduarve raportohet edhe një shtetas shqiptar, Genci Sadiku, i cili po merr trajtim mjekësor.
Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin e tifozëve dhe familjarët e viktimave.






