Me kërkesë të Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë konfiskuar 10 pasuri në pronësi të shtetasit Saimir Taullau dhe personave të lidhur me të.
Sipas njoftimit zyrtar, masa është ndërmarrë në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Kërkesa e organit të akuzës është shqyrtuar dhe miratuar nga gjykata kompetente.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë njësi shërbimi, ndërtesa shumëkatëshe, karburante, troje dhe sipërfaqe toke bujqësore, të regjistruara kryesisht në zonën e Lushnjës, por edhe në Tiranë.
Lista e pasurive të konfiskuara:
-
Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, lagjja “18 Tetori”, Lushnjë – godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;
-
Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, lagjja “18 Tetori”, Lushnjë – truall + ndërtesë, me vlerë 9,724,582 lekë;
-
Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, lagjja “Loni Dhamo”, Lushnjë – godinë e kombinuar 5 kate + karburant, me vlerë 22,330,105 lekë;
-
Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, Plug, Lushnjë – godinë ekonomike 1 kat + podrum, me vlerë 2,297,520 lekë;
-
Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, lagjja “Loni Dhamo”, Lushnjë – njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi;
-
Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, Savër, Lushnjë – arë me sipërfaqe 15,323 m²;
-
Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, Karbunarë e Poshtme, Lushnjë – arë;
-
Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, Sauk, Tiranë – apartament 128 m²;
-
Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, Sauk, Tiranë – apartament 96.17 m²;
-
Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, Selitë, Tiranë – apartament 105.57 m².
Sipas prokurorisë, këto masa janë ndërmarrë në kuadër të procedurave parandaluese ndaj pasurive që dyshohet se lidhen me veprimtari kriminale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Procesi konsiderohet pjesë e mekanizmave ligjorë për goditjen e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.
NJOFTIMI I PLOTË
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u konfiskuan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Saimir Taullau dhe personave të lidhur me të.
Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata.
Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:
- Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;
- Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “truall+ndërtesë”, me vlerë 9,724,582 lekë;
- Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “Godinë e kombinuar 5 kate + karburant”, me vlerë 22,330,105 lekë;
- Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, në Plug, Lushnjë, e llojit “godinë ekonomike 1 kt + podrum”, me vlerë 2,297,520 lekë.
- Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi”.
- Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, në Savër, Lushnjë, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15.323 m2;
- Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, në Karbunarë të Poshtme, Lushnjë, e llojit “arë”;
- Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 128 m2;
- Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 96.17 m2;
- Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, në Selitë, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 105.57 m2.






