Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kahn, i ka kërkuar kryeministres britanike Theresa May që të anulojë ftesën për presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai i ka bërë thirrje atij të fshijë ststusin në twiter dhe ti kërkojë falje popullit britanik për mesazhet video anti-myslimane të postura nga presidenti amerikan në llogarinë e tij në Twiter.
Në një deklaratë Khan pretendoi se presidenti amerikan kishte përdorur Twitter për të promovuar një grup ekstrem, të egër, që ekziston vetëm për të mbjellë ndarje dhe urrejtje në vend.
Ai tha se pas këtij incidenti të fundit, është gjithnjë e më e qartë se asnjë vizitë zyrtare nga Presidenti Trump në Britani nuk do të mirëpritej.
Kryetari i Bashkisë Khan i bëri thirrje Theresa Majit që të kërkojë nga Trump të fshijë këto postime .






