Një “Zarf i Zi” tronditi shtëpinë e Big Brother VIP Albania mëngjesin e sotëm, duke sjellë një vendim të papritur për banorët.

Vëllai i Madh njoftoi përjashtimin përfundimtar të banorit Kristi Lamaj nga gara. Në njoftimin e lexuar nga Brikena thuhej:
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet.”

Leximi i zarfit u shoqërua me emocione të forta, pasi Brikena nuk i mbajti lotët, duke qenë një nga personat më të afërt me Kristin brenda shtëpisë.

Banorët mbetën të habitur dhe të paqartë për arsyet e këtij vendimi. Disa prej tyre nisën menjëherë të aludojnë për një shkelje të mundshme të rregullores.

Deklaratat brenda shtëpisë:

Stenaldo: “Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.”

Selin: “Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prap atje.”

Juela: “Po bënte gati rrobat dje.”

Stenaldo: “Jo, nuk e kuptoj këtë gjë.”

Juela: “Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë.”

Për momentin, arsyeja zyrtare e përjashtimit nuk është bërë publike brenda shtëpisë. E vërteta pritet të zbulohet gjatë prime-it të së shtunës në orën 21:00.

Ndërkohë, vetë Kristi nuk ka reaguar drejtpërdrejt për daljen nga formati, por ka ripostuar në Instagram njoftimin e faqes zyrtare të spektaklit, ku konfirmohet përjashtimi i tij nga gara.