kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot atë që e cilësoi si një fakt tronditës, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama është autori real dhe urdhëruesi i hakerimit të sistemeve të SPAK-ut.
Në një deklaratë të fortë për mediat, Berisha prezantoi dokumente dhe komunikime të përfshira në dosjen e hetimit, të cilat sipas tij provojnë se ndërhyrja në sistemet e SPAK është bërë me qëllim përfitimi dhe shpërndarjeje informacioni tek persona të tretë, përfshirë vetë Ramën.
“Dokumenti që po paraqes sot dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, padrino i mafies shqiptare, ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut”, u shpreh Berisha.
Sipas dosjes hetimore, më 12 shkurt 2025, në orën 21:17, shtetasi Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një imazh që tregon akses të mundshëm në sistemet e SPAK-ut. Pas kësaj, në komunikime SMS, Rrokaj shprehet se do t’i shkruajë Ramës dhe se sapo të hapte faqen, të dhënat do t’i përcilleshin kryeministrit.
Berisha theksoi se nga përmbajtja e këtyre komunikimeve krijohet bindje e arsyeshme se kemi të bëjmë me një ndërhyrje të paligjshme në sistemet e drejtësisë, e orientuar drejt figurave të pushtetit.
Skandali thellohet më tej pasi, sipas dokumenteve, më 21 shkurt, pra 10 ditë pas hakerimit, një nga të hetuarit kërkon informacion konkret mbi arrestimin e Engjëll Agaçit, duke ngritur dyshime se interesimi lidhej me një urdhër-arrest të mundshëm nga Antimafia Italiane apo zhvillime të tjera penale.
PJESE NGA DEKLARATA
Sot, para jush dhe shqiptarëve, paraqes faktin tronditës, paraqes dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare, është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK.
Ju lutem, dëgjojeni.
Përshëndetje Doktor.
Një informacion të veçantë. Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakerimin.
Pjesë nga dosja:
Me datën 12 shkurt 2025, ora 21.17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut.
Më pas ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah mos e hapsha dot’. Më tej Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit, ‘se do t’i shkruaj Rramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’.
Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës.
Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu.
Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë.
Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë.
Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi.
Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera.
Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.
Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
