Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me grupin parlamentar të PS. Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi se ashtu si në BE, dhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.
Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të falet askush, në emër të nevojës për të vazhduar punën.
“Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta që do të thotë që edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.
Pastaj, në skenarin më pesimist, do të thotë që gjithçka që haet të importohet, po shkoj në ekstrem, për ketë arsye duhet një super punë, por edhe një super vendosmëri nga ana jone si vendimmarrës për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.
Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune, sepse në rastin më të mire janë vetëm 10 vite përpara, nëse do llogarisim 2030 që vitin që jemi ulur në tryezën e BE, dhe 5 vite që urojmë të negociojmë. Puna për tu bërë është shumë e madhe”, tha kryeministri.
