Özdemir reagon ndaj deklaratës së Londrim Mekajt

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova po dëshmon se ndikimi i saj shkon përtej kufijve, duke arritur deri te emra të njohur të kinematografisë turke.

Në qendër të këtij momenti viral është Londrim Mekaj, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi nuk e ka fshehur admirimin për aktoren e famshme turke Demet Özdemir.

Në një skenë spontane dhe me nota humori, të kapur nga kamerat e reality show-t, Londrimi i drejtohet aktores në turqisht me fjalët: “Demet Özdemir, seni seviyorum canım. Ne yapıyorsun sen?” – një deklaratë që shkaktoi të qeshura dhe simpati te publiku.

Videoja bëhet virale

Momenti u shkëput nga fansat dhe nisi të qarkullojë me shpejtësi në platformën X (ish-Twitter), ku u shoqërua me komente dhe reagime të shumta. Ndjekësit bënin shaka se dashuria e Londrimit për aktoren turke ishte po aq e madhe sa ajo e miliona fansave të saj në mbarë botën.

Reagimi i papritur

Ajo që askush nuk e priste ishte reagimi i vetë Demet Özdemir. Nga llogaria e saj zyrtare dhe e verifikuar në X, aktorja ka bërë “like” një prej postimeve ku shpërndahej videoja e Londrimit, duke treguar se e kishte parë dhe e kishte vlerësuar dedikimin.

Veprimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova”, të cilët nisën menjëherë të shpërndajnë “screenshot-e” të pëlqimit, duke e kthyer momentin në një tjetër episod viral që lidh botën e reality show-t shqiptar me industrinë turke të serialeve.