Të paktën 53 civilë raportohet se janë vrarë të dielën në mëngjes nga një sulm i avionëvë rusë në fshatin lindor sirian të Al-Shafah. Sipas observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (SOHR), 21 prej viktimave ishin fëmijë ndërsa pjesa tjetër ishin burra dhe gra.
Ndëkohë, fillimisht u tha se ishin 34 të vrarë, por përfaqësuesi i SOHR Rami Abdel Rahman, e hodhi poshtë këtë lajm. “Numri u rrit në mënyrë të konsiderueshme pas heqjes se mbetjeve një ditë me pas”, sqaroi Rahman.
Territori ku ndodhi ngjarja është një zonë, e cila kontrollohet ende nga terroristët e shtetit të Islamil, ISIS.






