Në 20 nëntor u intimiduan dy dëshmimtarë – Përgjimet

Në diskutimin me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve, ku SPAK kërkon lejen për masën e arrestit ndaj Belinda Ballukut, avokati i zv.kryeministrit ka paraqitur kundërshtimet duke u shprehur se nuk ka fakte të reja që rëndojnë pozitën e saj.

Nga ana tjetër mësohet se prokuroria ka shtuar se ka vijuar intensivisht me hetimet dhe kanë mbledhur edhe prova të reja.

Ndërkaq burimet nga opozita kanë shtuar se në përgjigje të pyetjes së demokratëve pokuroria ka shtuar se gjendja e saj procedurale është rënduar dhe se ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera.

Për këtë në vëmendje është sjellë data 20 Nëntor 2025 ku mësohet se prokuroria ka pretenduar se janë intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Madje për të intimiduar dëshmimtarë thuhet se janë përfshirë persona të tjerë. Burimet shtojnë se në kuvend SPAK ka dorëzuar dhe bisedat e përgjuara.

Mbledhja e këshillit të mandateve ka nisur në orën 10 ndërsa Kuvendi ka afat deri në 16 mars për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit