Një “KOLKYÇ” edhe në kupolën e drejtësisë. Një tjetër skandal seksual po flitet dhe për një pronar televizioni dhe një gazetar i thyer.
Skandalet seksuale po qarkullojnë edhe në botën e medias shqiptare. Ka kohë që përflitet per pronarin e një media që është i përfshirë në një skandal seksual. Madje edhe një gazetar i thyer në moshë . Por një tjetër skandal me përmbajtje të rëndë pritet të trondisë kupolën e drejtësisë së re në Shqipëri, ku në qendër të akuzave ndodhet një prokuror, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Sipas burimeve, një investigim i realizuar nga aktorë mediatikë dhe organizata të shoqërisë civile ka dokumentuar sjellje të papajtueshme me funksionin publik dhe standardet etike që duhet të përfaqësojë një institucion si KLP.
Në fokus të materialit është një rast konkret, ku një qytetare që kishte kërkuar ndihmë dhe drejtësi për dhunë nga bashkëshorti, pretendon se është përballur me sjellje të papranueshme nga prokurori në fjalë. Sipas të dhënave paraprake, në vend të trajtimit ligjor të çështjes, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe dhe materiale me përmbajtje seksuale në rrjete komunikimi private, duke e ftuar në marrëdhënie intime.
Burimet bëjnë me dije se komunikimet e pretenduara janë dokumentuar dhe përfshijnë materiale që ngrejnë dyshime serioze për shkelje të etikës dhe abuzim me funksionin publik. Madje, pretendohet se disa prej këtyre komunikimeve janë realizuar nga ambientet e institucionit.
Ndërkohë që qytetarja kërkonte ndërhyrje ligjore për një rast dhune në familje, sjellja e dyshuar e zyrtarit të lartë ngre pikëpyetje të forta mbi integritetin dhe përgjegjësinë e funksionit që ai ushtron.
Dosja është referuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku sipas informacioneve, në momentin e regjistrimit të kallëzimit, prokurori i gatshëm ka qenë Ols Dado.
Çështja nuk shihet si episod individual, por si një problem me implikime të gjera institucionale, nëse provohet se sjellje të tilla kanë cenuar seriozitetin dhe besueshmërinë e organit më të lartë të prokurorisë.
Burime të tjera sugjerojnë se në dijeni të situatës mund të kenë qenë edhe anëtarë të tjerë të institucionit, çka shton dyshimet për një problem më të thellë kulturor dhe etik brenda strukturës.
Publikimi i plotë i investigimit pritet të rrisë presionin ndaj institucioneve përgjegjëse për verifikimin e figurës dhe garantimin e integritetit në sistemin e drejtësisë.
Në një moment kur drejtësia shqiptare kërkon të rikthejë besimin publik, çdo pretendim i kësaj natyre kërkon verifikim të menjëhershëm dhe hetim të pavarur.






