Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi sanksione të reja të fuqishme kundër Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit ka testuar raketë të re balistike ndërkontinentale.
“Sapo kam folur me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në lidhje me veprimet provokuese të Koresë së Veriut. Sanksione të reja të mëdha do të ndërmerren kundër Koresë së Veriut sot. Kjo situatë do të trajtohet”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

Korea e Veriut ka testuar disa raketa këtë vit duke bërë që tensonet të rriten në rajon, madje SHBA shkoi deri aty sa kërcënoi edhe me luftë.
Duke qenë nse Kina është partneri kryesorë ekonomik i Koresë Veriore dhe ka ndikim tek regjimi i Kim, Trump i ka bërë thirrje Kinës që të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të bindur Korenë e Veriut që t’u japë fund provokimeve dhe t’i kthehet rrugës së denuklearizimit.






