Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye përballë ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha, duke realizuar një nga takimet e rralla televizive që pas divorcit.
Nora ishte e ftuar në emisionin që drejtohet nga vetë Roberti, ku çifti foli hapur për jetën personale, karrierën dhe rolin e tyre si prindër të vajzës së tyre, Renee.

Gjatë bisedës, Roberti surprizoi Norën me një gjest të veçantë: ai nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi një unazë me diamant, të blerë në Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se kjo dhuratë nuk kishte të bënte me rikthimin e marrëdhënies së tyre, por ishte simbolike dhe do t’i trashëgohej Renee-së kur të mbushë 18 vjeç.

“Këtë unazën e mban ti deri sa Renee të bëjë 18 vjet,” tha Roberti, duke shtuar me humor: “Mos kontrolloni për çmime, se pastaj do flasin ku e gjeta unazën.”

Nora u shpreh e emocionuar dhe e habitur nga ky veprim. Ajo shtoi me shaka se vajza e tyre do të gëzohet shumë për unazën, dhe se ajo do ta mbajë pak derisa Renee të rritet.

“Do gëzohet Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdor disa kohë,” tha këngëtarja.






