Komiteti Ekzekutiv i UEFA-as ka vendosur të ndryshojë orarin zyrtar të fillimit të ndeshjeve të Ligës së Kamapionëve.

Dy ndeshje do të luhen në orarin 19:00 ndërsa 6 të tjerat do të luhen në orën 21:00, ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani të cilat janë luajtur në orën 20:45. UEFA e ka publikuar këtë në website-in e saj zyrtar.

Këto ndryshime të cilat janë vendosur dhjetorin e vitit 2016 do të hyjnë në fuqi sezonin e ardhshëm.