Ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ka zbuluar për herë të parë një takim të veçantë me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, gjatë një feste në Ibiza në vitin 2016.
Nura tregoi se gjithçka ndodhi kur ajo dhe shoqëria e saj ishin në Ibiza dhe afër tyre po kalonte një jaht me disa djem, mes tyre edhe Ronaldo.
“Njëri nga shokët tha: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. I thashë ‘jo nuk ta jap’, por e pyeta pse e donte. Më tha se të nesërmen kishte një festë afër dhe na ftoi. Kemi biseduar pak, por ishte shumë i mirë dhe i thjeshtë”, rrëfeu modelja.
Juliana përmendi edhe një takim tjetër me futbollistin Karim Benzema në Dubai, i cili sipas saj ishte më i rezervuar dhe i ftohtë në sjellje, ndryshe nga Ronaldo.
“E kam takuar edhe Benzeman, por ishte më i ftohtë. Megjithatë, ishte shumë i respektueshëm dhe kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka, sepse tani është i martuar. Në vitin 2016, kur e takova, ia dhashë Instagramin”, përfundoi Nura.






