Moderatorja e njohur Luana Vjollca e ka shprehur gjithmonë pasionin e saj të madh për muzikën, madje ka realizuar dhe disa këngë si ‘Veç ti’ ‘E jemja’ ‘Mi dhe flakë mallit tim’ një bashkëpunim i suksesshëm më këngëtarin e njohur Bujar Qamili etj.
Pas dy sukseseve të verës, Luana ka vendosur të sjellë hitin e dimrit.
Kënga do të titullohet ‘Gule Gule’ dhe me aq sa ka zbuluar nga video e publikuar dëgjohet rritmike.
Ajo ka publikuar sërish një video ku ka treguar se kënga do të publikohet sot dhe ka zbuluar një pjesë të tekstit për ndjekësit e saj.
“Per ty sonte du me pi, Mu deh! Me mungoi ai.”, shkruhet në videon e publikuar nga Luana dhe fansat mezi po e presin.
https://www.instagram.com/p/Br3NDSBApIC/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again






