Pasditen e djeshme, atmosfera në shtëpinë e Big Brother u tensionua ndjeshëm pas një përplasjeje të fortë që tronditi banorët, ku në qendër të vëmendjes ishte Ilir Vrenozi.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën ishte perceptuar si një figurë pozitive, plot humor dhe sportivitet, surprizoi të gjithë duke shfaqur një sjellje krejt ndryshe nga ajo që kishte ndërtuar deri tani.

Ai u përfshi në një debat të ashpër në ambientet e sallonit, duke pasur përballë Juxhin Plovishtin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili iu bashkua lojës vetëm “Prime-n” e kaluar. Përplasja verbale u përshkallëzua me shpejtësi, duke dalë jashtë kontrollit.

Situata arriti në atë pikë sa u krijua rreziku real për një konfrontim fizik. Për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm, banorët e tjerë u detyruan të ndërhyjnë menjëherë, duke e mbajtur Ilirin me forcë dhe duke e penguar të afrohej drejt Juxhinit.

Ngjarja ka thyer ndjeshëm qetësinë në shtëpi dhe pritet të ketë pasoja. Publiku tashmë pret me interes reagimin e “Vëllait të Madh” dhe mundësinë e zarfit të zi, për një shkelje të mundshme të rregullave themelore të lojës.