Jo një Zvicre me 10 milionë banor
Swiss People’s Party ka nisur fushatën për referendumin e 10 qershorit me sloganin e fortë: “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”, një iniciativë që mund të ndryshojë rrënjësisht politikat e migracionit në vend.
Qytetarët e Zvicra do t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur nëse popullsia rezidente duhet të kufizohet në një maksimum prej 10 milionë banorësh. Sipas propozimit, mekanizmi i kufizimit do të aktivizohet sapo numri i banorëve të kalojë pragun prej 9.5 milionësh.
Aktualisht, Zvicra ka rreth 9.1 milionë banorë, çka do të thotë se vendi po i afrohet gradualisht kufirit të propozuar.
Nëse iniciativa miratohet, pritet të vendosen kufizime të reja për hyrjet në vend, përfshirë azilkërkuesit dhe rastet e ribashkimit familjar. Sipas mbështetësve të saj, masa synon të mbrojë infrastrukturën, tregun e punës dhe identitetin kombëtar nga presioni i rritjes demografike.
Nga ana tjetër, qeveria dhe Parlamenti zviceran e kanë kundërshtuar hapur këtë nismë, duke argumentuar se kufizime të tilla mund të dëmtojnë ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe reputacionin e vendit si një shtet i hapur dhe stabil.






