460 milionë lekë për IPARD II – A ka konflikt interesi te Ministria e Financave?

Një tender me vlerë 460 milionë lekë për auditimin e fondeve të BE-së “IPARD II” ka hapur debat për konflikt interesi në Ministrinë e Financave.

Në dhjetor 2024, vetëm pesë muaj pas emërimit në detyrë, ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi procedurën për auditimin e fondeve bujqësore të dërguara nga BE për vitet 2017–2021.

Auditimi u krye nga kompania gjermane FTI Consulting Germany GmbH, e cila sipas të dhënave publike bashkëpunoi me BDO Albania sh.p.k. si konsulente.

Këtu nis pikëpyetja:
Petrit Malaj ka qenë administrator i “BDO Albania” deri para se të bëhej ministër, ndërsa aktualisht pronarë të saj rezultojnë familjarë të tij.

Auditimi kishte afat 165 ditë dhe raporti përfundimtar, i dorëzuar në shtator 2025, nuk evidentoi abuzime me fondet IPARD II nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Procesi u zhvillua paralelisht me hetimet e SPAK për fondet bujqësore.

Ndërkohë, kompania fituese u përzgjodh me një ofertë rreth 100 milionë lekë më të lartë se oferta më e ulët në garë.

Më 23 korrik 2025, ministri Malaj nxori edhe Urdhrin nr. 103, që rregullon përfshirjen e kompanive private në auditimet e brendshme të institucioneve publike – një tjetër element që shton diskutimet mbi rolin e firmave private në kontrollin e fondeve shtetërore.

Nuk kemi të bëjmë me një procedurë të rregullt administrative, apo me një konflikt skandaloz interesi të ministrit Petrit Malaj