Juventusi mori një fitore me shifrat 3-0, në javën e 14-të në Seria A, teksa kaloi Crotonen e Arlind Ajetit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me fillimin e të dytës, ishte Mandzukic ai i cili iu shkëput Ajetit dhe me kokë shënoi golin e parë.
Më pas, dy mbrojtës menduan t’i sigurojnë “Zonjës së Vjetër” tri pikët, duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Në fillim De Sciglio me një perlë nga hyrja e zonës, dhe më pas Benatia, i dhanë Juves fitoren.
Tashmë, ekipi i Allegrit mbetet ende në vendin e 3-të, me 34 pikë në total, 2 më pak se Interi, dhe 4 më pak se Napoli kryesues.
Nga ana tjetër, Ajeti, i cili e nisi takimin si titullar, vazhdon të lundrojë në ujëra të turbullta, teksa numëron vetëm 12 pikë pas 14 javësh, dhe mbetet në vendin e 15-të.






