Lojtarët e Arsenal janë shpallur kampionë të Anglisë mbrëmjen e së martës, duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë prej plot 22 vitesh për titullin e madh.
Skuadra londineze ka grumbulluar 82 pikë pas 37 javësh kampionat dhe, edhe pse mbetet edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, barazimi 1-1 mes Bournemouth dhe Manchester City i dha matematikisht titullin “Topçinjve”.
Futbollistët e Arsenalit u mblodhën në qendrën stërvitore në London Colney për të ndjekur sfidën vendimtare dhe, sapo ajo përfundoi, shpërthyen në festë duke siguruar triumfin që kishin pritur prej dekadash.
Me një avantazh prej katër pikësh ndaj Cityt dhe vetëm një javë të mbetur, Arsenali bëhet i paarritshëm në krye të renditjes, duke fituar titullin e 14-të kampion në historinë e klubit.
Edhe pse festa e madhe pritet të kulmojë pas përfundimit të sezonit në rrugët e London, entuziazmi ka nisur që mbrëmjen e së martës, me tifozët dhe lojtarët që rikthejnë atmosferën e artë të një epoke të shumëpritur.






