Kostoja e jetesës vazhdon të rritet dhe familjet shqiptare po shtrëngojnë gjithnjë e më shumë buxhetin, teksa çmimet shënojnë rritje të njëpasnjëshme. Në këtë situatë, një tregues kyç për të kuptuar gjendjen reale ekonomike është “të ardhurat neto mesatare të ekuivalentuara”.

Ky indikator mat të ardhurat mesatare për person, pasi llogariten madhësia e familjes dhe taksat, duke ofruar një pasqyrë më të saktë të nivelit të mirëqenies.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë diferenca të thella mes vendeve evropiane: Shqipëria renditet e fundit me vetëm 3,075 euro, ndërsa rekordin e mban Luksemburgu me 50,799 euro të ardhura mesatare ekuivalente.

Në Bashkimin Europian, vendi me të ardhurat më të ulëta është Bullgaria me 7,811 euro, ndërkohë që mesatarja e BE-së arrin në 21,582 euro.

Në anën tjetër të spektrit, përveç Luksemburgut, më të mirët në Europë janë Zvicra dhe Norvegjia, të ndjekura nga Danimarka, Austria, Irlanda, Holanda dhe Belgjika, të gjitha me të ardhura nga 30,000 deri në 35,000 euro për person. Finlanda, Gjermania, Suedia dhe Franca mbeten gjithashtu mbi nivelin mesatar të BE-së.

Shqipëria, edhe pse pjesë e rajonit dhe jo e BE-së, rezulton të ketë ekonominë familjare më të dobët në gjithë Europën e zgjeruar të analizuar.

STATISTIKAT/ Ekonomia FAMILJARE në Shqipëri më e varfra në