Bashkëshorti i saj është i njohur për bizneset dhe aktivitetin në politikë, ndërsa ajo sepse e ka mbështetur gjithmonë. Menaxhere në disa prej bizneseve të familjes, Brixhida Kokëdhima ka qenë gjithmonë një zonjë elegante dhe me shumë shije në veshje.

Vitet e fundit për imazhin e saj po kujdeset vajza e dytë, stilistja Bora Kokëdhima e cila i ka dhënë një dozë më të lartë klasi së ëmës.

Sot, ajo është shfaqur me një fustan me dy shtresa, që krijon pak tejdukshmëri në pjesën e poshtme të mëngëve dhe të gjithë fustanit, shumë elegant, të cilit i ka shtuar aksesorë me ngjyrë të ndezur. Këpucë dhe çantë çiklaminë dhe vathë me gurë lejla.

E gjithë veshja përcjell elegancë dhe sens mase, pak aksesorë, por me ngjyrë të fortë, taka të holla, por në lartësi mesatare. Flokët e krehura nga pas i japin modernitet pamjes ashtu si dhe syzet e diellit.

Edhe pse mama e vajzave të rritura, Besës, këngëtares së talentuar, Borës dhe Erës, zonja Brixhida shfaq linja shumë rinore, ndërkohë stilin ia përshtat me shumë elegancë moshës së saj dhe emërtimi “Lady B” që ka përdorur për foton, sado vetëkënaqësi të tregojë, i përshtatet.