Ky eshte lajmi me i mire keto kohe.
Vendi ka marr goditje te forte ne bilancin e pagesave duke u vendosur perpara nevojave urgjent per financim te jashtem.
Per shkak te struktures se ekonomise, Shqiperia eshte nje nga vendet me nevojat me te larta per financim te jashtem. Per shkak te mbylljes se turizmit, renies se dergesave te emigranteve dhe flukseve te tjera valutore, deficiti i llogarise korrente pritet gati te dyfishohet kete vit duke arritur ne 11 per qind e PBB.
Ne total, nevojat emergjente te ketij vitit per financimin e llogarise korrente vleresohen ne mbi 1.2 miliarde euro.
Nga keto investimet e huaja neto mund te mbulojne 700 mln euro, pjesa tjeter do te duhet te sigurohet ose nga paketat e ndihmes ose duke shpenzuar rezerven valutore.
Dy paketat e kredive nga FMN dhe BE shkojne 350 milione euro duke lehtesuar presionin edhe ne kursin e kembimit.
Megjithate, ne kushtet kur suksesi i eurobondit mbetet ne dileme, financimi i bilancit te pagesave do te jete serish sfide, vecanerisht ne pjesen e nevojave direkte te qeverise.
Te shohim cfare do te ndodhe me Maqedonine e veriut. Me gjasa Maqedonia do te dale ne treg per eurobond shume shpejt. Nese ata do te arrijne te sigurojne borxh me interesa te pranueshem, ndoshta Shqiperia duhet te dale menjehere me pas.
Shqiperia nuk ka qene ndonjehere kaq afer vijes se falimentit teknik sa kete here. Ekonomia pesoi dy goditje binjake te njepasnjeshme, fillimisht nga termeti me pas nga pandemia.
Me gjasa borxhi yne publik do te kerceje mbi 75 per qind ne fund te vitit. Dhe kur kjo te kete mbaruar, do te na duhet te kujtojme se shtetet mund te falimentojne po aq lehte sa individet.






