Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka rikthyer në vëmendje problematikat urbane në Tiranë, duke ngritur alarmin për mungesën e infrastrukturës së sigurisë në disa lagje të kryeqytetit.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai evidenton një situatë shqetësuese pranë zonës së “Librit Universitar”, ku sipas tij, mungesa e aksesit rrugor e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në rast emergjence.
Braçe thekson se kjo zonë është kthyer në një “kurth urban”, duke paralajmëruar për pasoja të rënda në rast zjarri, pasi rrugët e ngushta dhe të bllokuara nuk lejojnë hyrjen apo daljen e zjarrfikëseve.
Në reagimin e tij, ai shprehet se një incident i mundshëm në këtë zonë mund të marrë përmasa tragjike, duke rrezikuar jetën e banorëve për shkak të pamundësisë për ndërhyrje të shpejtë nga shërbimet emergjente.
Ky denoncim vjen në vijim të kritikave të vazhdueshme të Braçes për problematikat e planifikimit urban dhe sigurisë në kryeqytet, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Reagimi:
LAGJET KURTH NE MES TE TIRANES-KETU TEK LIBRI UNIVERSITAR, NJE PALLAT ME POSHTE;
Zjarri ketu, nese bie, ben gjemen-SHIHENI;
As hyn e as del dot nje zjarrefikese, nje zjarr nga brenda, ne kete itinerar qe po ndjek une, ben gjemen, pjek njerez.






