Ilir Vrenozi ka lënë garën e “Big Brother VIP Albania 5”, duke vendosur të largohet nga shtëpia për arsye shëndetësore. Banori u shpreh se nuk ndihej mirë dhe se nuk ishte më në gjendje ta përballonte qëndrimin në lojë.

“Nuk e përballoj dot, jam i sëmurë”, i ka thënë Vrenozi Stenaldos, në një moment emocional, ku të dy shpërthyen në lot gjatë përshëndetjes.

Largimi i tij ka prekur banorët e shtëpisë, ndërsa momenti u shoqërua me emocione të forta. Produksioni nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.