Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP 5 kanë zbuluar së fundmi rrengun e Vëllait të Madh që lidhej me “Kutinë e Pandorës” së Artanit, një moment që ka sjellë reagime dhe diskutime brenda shtëpisë.

Pas kësaj situate, Luizi vendosi të largohej përfundimisht nga shtëpia, duke i dhënë fund qëndrimit të tij si “mysafir” pas tre ditësh brenda reality show-t.

Para daljes, ai u drejtua me një mesazh për të gjithë banorët, duke kërkuar ndjesë nëse kishte mërzitur dikë gjatë qëndrimit të tij. Luizi theksoi se qëllimi i tij kishte qenë vetëm humori dhe argëtimi, ndërsa uroi që gara të fitohej nga më i miri.

Ai i ftoi banorët ta shijojnë eksperiencën dhe të mos e marrin gjithçka tepër seriozisht, duke theksuar se loja dhe surprizat janë pjesë e formatit. Në fund, ai u shpreh me mirënjohje për momentet e kaluara dhe u uroi të gjithëve më të mirën në vijim të aventurës në shtëpi.

Dalja e Luizit vjen pas një periudhe të shkurtër rikthimi si mysafir, që megjithatë solli dinamika dhe reagime të shumta te banorët dhe publiku.