Zhvillimet e fundit në Lindja e Mesme po reflektohen tashmë në një dimension global, sidomos sa i përket sigurisë së personelit diplomatik amerikan.

Sipas raportimeve të mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti i Shtetit ka lëshuar një udhëzim për të gjitha ambasadat amerikane në botë që të kryejnë menjëherë vlerësime të thelluara të sigurisë, në dritën e zhvillimeve të fundit që lidhen me situatën në Iran.

Sipas një kabllogrami të cituar nga mediat, selitë diplomatike janë urdhëruar të aktivizojnë Komitetet e Reagimit Emergjent – struktura shumëdisiplinore që kanë për detyrë identifikimin e rreziqeve dhe hartimin e planeve të reagimit ndaj kërcënimeve të mundshme.

Ky udhëzim fillimisht iu drejtua ambasadave në Lindjen e Mesme, por më pas është zgjeruar në shkallë globale, duke përfshirë të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane.

Megjithatë, raportimet theksojnë se nuk ka ende një shpjegim të detajuar mbi arsyet konkrete që kanë çuar në këtë vendim, çka ka shtuar pasigurinë dhe spekulimet mbi nivelin real të kërcënimit.