Benedikt Howedes ndihet i gatshëm për të luajtur dhe synon të bëjë debutimin e shumëpritur të Juventusit kundër Sampdorias. Gjermani firmosi për kampionët e Italisë nga Schalke 04 në verën e shkuar, por deri tani ka qenë i dëmtuar.

29-vjeçari ka pasur një problem me kofshën, por tani duket mirë. “Ndihem i lumtur në Torino. Shokët më kanë ndihmuar shumë dhe nuk pendohem për asgjë. Po pres me padurim që të debutoj”.