Akuza të forta për ryshfet dhe shpërdorim detyre për shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë

Në redaksinë e Publik.al ka mbërritur një denoncim i fortë që ngre dyshime serioze për një skandal me përmasa të mëdha në qytetin bregdetar të Sarandës, ku përfshihet një subjekt privat dhe drejtues të strukturave të rendit.

Sipas informacionit të ardhur në redaksi, rasti lidhet me “Hotel Oasis”, për të cilën pretendohet se ka zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirë publike, duke e shfrytëzuar për aktivitet ekonomik në kundërshtim me ligjin dhe planifikimin urbanistik.

Denoncuesi thekson se bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të interesit publik, pasi hapësira në fjalë, që duhet të jetë në funksion të komunitetit, është përdorur nga subjekti privat pa lejet përkatëse dhe jashtë çdo kriteri ligjor. Sipas tij, ndërhyrja bie ndesh edhe me planin urbanistik të zonës, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për zhvillimin e territorit.

Por më e rënda në këtë denoncim janë akuzat që lidhen me përfshirjen e një zyrtari të lartë të policisë. Konkretisht, denoncuesi pretendon se shkelja në fjalë nuk është ndëshkuar për shkak të një pagese të majme ryshfeti, që sipas tij arrin në rreth 60 mijë euro, e cila dyshohet se i është dhënë shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gezim Bashollari.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, rasti do të përbënte një shkelje të rëndë ligjore, që përfshin jo vetëm zaptimin e paligjshëm të pronës publike, por edhe elementë të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë publikë.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse lidhur me këto akuza. Publik.al i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë me urgjencë këtë rast dhe të sqarojnë opinionin publik mbi situatën.

Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim nga palët e përfshira dhe do të vijojë ta ndjekë këtë çështje.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje si jeni.
Dua te bej nje denoncim publik ne lidhje me Shefin e Komisariatit te Policise Sarande, Gezim Bashollari.

Arsyeja qe po ju shkruaj eshte ne lidhje me nje megaskandal qe ka ndodhur ne qytetin e Sarandes.
Ka te bej me Hotel Oasis, i cili u be publik ne media nje dite me pare.
Aty konstatohet një shkelje e rëndë e interesit publik, pasi një subjekt privat ka zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën publike për qëllime përfitimi ekonomik dhe zhvillimi aktiviteti biznesi. Hapësira publike është pronë në shërbim të qytetarëve dhe përdorimi i saj pa leje
urbanistik, përbën cenim të rendit juridik dhe të të drejtave të komunitetit.
Eshte jasht kritereve ligjore dhe komplet ne kundershtim me planin urbanistik.

Eshte nje shkelje jaahtzakonisht e madhe dhe me pergjegjesi penale shum te larte, por ai i ka shpetuar pasi paguar nje shume prej 60mij€ tek shef Gezim Bashllari