Donald Trump ka sugjeruar se Snoop Dogg duhet të arrestohet pasi ai filmoi skena në videon më të fundit muzikore duke qëlluar dike që përngjason me Trump.
“A mund të imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse @SnoopDogg, të kishte qëlluar me armë Presidentin Obama? Burg!” shkruante Trump në Twitter.
Artisti ishte kritikuar për skenat ku a ii drejtonte një armë lodër karakterit që i ngjante z. Trump në, dhe arma lëshon një flamur me fjalën “bang” në të.
Avokati personal i Presidentit, Michael Cohen, i tha TMZ-së se ai ishte “i tronditur” nga videoja.
“Është krejtësisht e turpshme, Snoop i detyrohet presidentit një falje,” tha zoti Cohen.
“Nuk ka absolutisht asgjë qesharake në lidhje me një përpjekje për vrasjen e një presidenti, dhe unë jam vërtet i tronditur nga ai, sepse mendova se ai ishte më i mire se kaq”.






