Ilir Vrenozi, ish-konkurrent i “Big Brother VIP 5”, ka zbuluar detaje të reja gjatë një interviste në emisionin “Fan Club”, ku foli për reagimet dhe mbështetjen që ka marrë pas largimit të tij të parakohshëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Vrenozi tregoi se menjëherë pas daljes nga gara është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare, konkretisht nga radhët e Partisë Demokratike. Ai tha se telefonata mbështetëse ka marrë nga Ervin Salianji, Bujar Leskaj dhe Myslim Murrizi.

Ish-banori zbuloi gjithashtu se ka pasur një komunikim edhe me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me kryeministrin Edi Rama.

“Me Berishën kam folur, ndërsa me Ramën nuk kam asnjë lidhje. Menjëherë pas daljes më telefonuan Ervin Salianji, Bujar Leskaj dhe Myslim Murrizi. Të gjithë më uruan dhe më komplimentuan për qëndrimin tim”, u shpreh Vrenozi.