Përballjet mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe plot rivalitet. Në total, dy gjigantët europianë janë ndeshur 16 herë, ku bavarezët numërojnë 9 fitore, ndërsa parizienët kanë dalë triumfues 6 herë. Ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej këtyre përballjeve nuk ka përfunduar në barazim, ndërsa golaverazhi i përgjithshëm qëndron në shifrat 21-16 në favor të Bayern-it.

Ndeshjet mes tyre kanë prodhuar vazhdimisht emocione dhe polemika, por një nga më të diskutuarat mbetet ajo e zhvilluar në Paris më 4 nëntor, ku Bayern Munich fitoi 2-1 ndaj Paris Saint-Germain. Një takim që la gjurmë, jo vetëm për rezultatin, por edhe për incidentet në fushë.

Në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Luis Díaz dhe Achraf Hakimi. Anësori kolumbian kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit maroken, e cila fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it u kthye në karton të kuq direkt. Pamjet e qarta treguan ashpërsinë e goditjes, ndërsa Hakimi mbeti i dëmtuar, me kyçin e këmbës të bllokuar në momentin e kontaktit.

diaz1

Dëmtimi rezultoi serioz, duke e lënë Achraf Hakimi jashtë fushave për 53 ditë dhe 17 ndeshje, në një moment delikat përpara Africa Cup of Nations. Nga ana tjetër, Luis Díaz u pezullua fillimisht për tre ndeshje nga UEFA, por dënimi iu reduktua në dy ndeshje pas apelimit.

Pavarësisht incidentit, kolumbiani ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë për Bayern-in këtë sezon, me 25 gola dhe 20 asistime në 49 ndeshje. Ironikisht, në atë sfidë në “Parc des Princes”, ai arriti të shënojë dy herë, por më pas mungoi në ndeshjet ndaj Arsenalit dhe Sportingut për shkak të pezullimit.

Ndërkohë, rikthimi i Hakimit erdhi në fund të dhjetorit me kombëtaren e Marokut, duke lënë pas një periudhë të gjatë rikuperimi.

Tashmë, të gjitha sytë janë te përballja e radhës që do të zhvillohet në “Parc des Princes”, në kuadër të gjysmëfinales së UEFA Champions League. Një ndeshje që pritet të jetë e tensionuar, ku vëmendja do të jetë jo vetëm te rezultati, por edhe te dueli i drejtpërdrejtë mes Díaz dhe Hakimi.

Një tjetër përballje që mbetet në kujtesë është edhe ajo mes Gianluigi Donnarumma dhe Jamal Musiala, ku ndërhyrja e portierit italian ndikoi ndjeshëm në dëmtimin e talentit të Bayern-it, duke e lënë jashtë për një periudhë të gjatë nga kompeticionet europiane.

Not brutal at all' - Mats Hummels says both Jamal Musiala and Gianluigi  Donnarumma had role in Bayern Munich star's horror injury as PSG  goalkeeper's tackle deemed 'completely normal' | Goal.com