“Mirëmëngjes Shqipëri”
Prej vitesh mungon një mëngjes vërtet gazetaresk. Me një zë që të fton të ndezësh televizorin dhe ndërsa bëhesh gati për një ditë të re të informohesh pa u stresuar.
Me një spot të gjetur, të thjeshtë dhe me modestinë e tij gazetari Enkel Demi rikthehet me një emision mëngjesi në RTSH.
Pas Ilva Tares dikur në Klan, Kelit në Abc News dhe Endri Xhafos dikur në Albanian Screen mëngjeset janë larg me shijet dhe interesin publik.
Emisionet e mëngjesit janë pak të vlerësuara nga pronarët e mediave në Shqipëri, ku në fakt kjo është fasha më e sigurt që publiku është ende në shtëpi.
Në botë ato janë më të ndjekurit, me gazetarët më me përvojë dhe në përgjithësi shumë të dashur për publikun.
Tani ka një shpëtim për ata që duan të : Mund te zgjoheni me Kelin e gjeni në orën 6:30 deri në orën 8:00 çdo ditë më TVSH.
http://www.dailymotion.com/video/x60037e






