Eksperti i turizmit Zak Topuzi ka folur lidhur me sektroin e turizmit në vendin tonë dhe masat që duhet të merren për të filluar sezonin e verës.

Sipas tij, turizmi duhet të marra masa specifike për hapjen dhe aktualisht është hartuar programi, i cili “do të diskutohet pasi ka nevojë për trajnime online në mënyrë që të jemi gati për një hapje e cila dhe mund të jetë afër”.

“Në fakt në takim me ministrin e Turizmit dhe ekspertët tanë kërkuam hartimin e një strategjie hapje e cila duhet të jetë me faza dhe sigurisht përcaktohen edhe standardet.

Duhet të hartohet një protokoll i cili lidhet me mbrojtjen e konsumatorit dhe personelit. Është një protokoll I cili po punohet, ne shpresojmë që sot ministria ta ketë gati dhe dhe do ta dërgojë për konsultim.

Ky është hapi i parë, nuk mund të kemi turizëm me karantinim. Ky është hapi i parë, kur do të jetë hapja dhe protokolli që do të ndiqet.

Problem tjetër është reklamimi që duhet bërë për turizmin, pra po flasim për një hapje, një lëvizje, ndërkohë që duhet bërë reklamimi, fondet që ka ministria duhet të përdoren për reklamimin që njerëzit të shohin nga afër që Shqipëria i plotëson standardet.

Ne ndjekim në mënyrë të vazhdueshme cfarë ndodh në botë dhe rekomandimet që japin organizatat ndërkombëtare që janë në pararojë për hapjen.

Italia po bëhët gati, po diskuton disa modele, sot edhe ne kemi hartuar programin e hapjes, do na komunikohet sot neve si palë, ne do e diskutojmë pasi ka nevojë për trajnime online dhe të jemi gati për një hapje e cila dhe mund të jetë afër.

Greqia është gati të hapë me fqinjët kufinjtë, duhet të bëhemi gati sepse për 2 javë shumë gjëra do jenë gati dhe do jetë faza që nuk duhet të mendojmë vetëm për izolim dhe për të larë duart”, thotë në emisionin “Rreze Dielli” në report tv eksperti i turizmit.