Më 1 mars hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani. Ai u drejtohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE. Çfarë rregullon ky ligj dhe çfarë duhet të kesh parasysh për ardhjen në Gjermani? infermiere

Të jetosh e punosh në Gjermani? Nuk është aq e lehtë, sepse Gjermania nuk e ka parë asnjëherë veten si vend emigracioni. Por aktualisht mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar. Prandaj qeveria gjermane ka vepruar dhe ka miratuar një ligj për fuqinë punëtore të kualifikuar – që hyn në fuqi më 1 mars. Cilat janë të rejat e ligjit?