Një statusi i publikuar pak ditë më parë nga gazetari Armand Bajrami, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje.
With Yahoo Search You Can Find Backyard Specialists in Your Area Fast
Yahoo Search
Ads by Revcontent
Find Out More >
39,600
Bajrami ka shkruar një poezi të ndërthurur plot humor e ironi, duke iu referuar të gjitha ‘seksbombave’…
- Anes plazheve
Pispillosur, makeup-osur
Trupvajisura dhe grimosur
Po gelojne n’rruge e lokale
K’to sex bombat “natyrale”
Anes Lanes, buzefryra
Anes sheshit, mimikengrira
Neper bllok pertej orarit
Zbrit nga “Range”-i, hip “Ferrari”-t
N’silikon proteza sosur
Trup e shpirt manekinosur
Se c’u lidhen me gansteret
Me lacianet e skifteret
Se c’i ropen jabanxhinjte
Se c’i zhvaten parelinjte
Se c’i bene, e se c’u thane
Sa nisi vera u ndane
Per t’tentuar me te tjere
Mbase fati ndrin k’te here
Nen inat te shoqerise
Sezonin ta mbyllin me nj’ vize.
Per foto hot n’ instagram
Me hashtagun #having_fun
Ne facebook e ne snapchat
#me_pitukun_ne_bregdet
Presin shenje, presin fjale
Presin “vip arean” ne Jale
Se c’do dehen, se c’do ngihen
Se c’do jepen, se c’do blihen
Larg familjes, larg prej mamit
Ane Dhermiut, ane Llamanit
Cakerdisura, veshjestisura
Te llangosura, parfumosura
Enderrojne pa fund, me shprese
“Ne mos ‘Hummer’ t’kete ‘X5′”
Se lajmi shpertheu n’portale
Nder dogana radhe e madhe
Se po vijne emigrantet
Se kerkojne nuse te ngratet
Se kercet, pelcet shampanja
Ne dy jave behet sevdaja
Kapni mberthejini
Joshini keputini
Kush ia del ne keto dite
Mund te shkoje der’… n’Amerike
Armand Bajrami ©
p.s. Perpos te gjithave, zemra do beje te sajen. Dashuri pacin!






